Partneri juaj në përpunimin final të sipërfaqeve

Për më shumë se 90 vite, kemi përkushtuar veten në dizajnimin, finalizimin dhe mbrojtjen e dyshemeve prej druri dhe tape. Si specialistë në zhvillimin dhe prodhimin e produkteve për trajtimin dhe mirëmbajtjen e parketeve dhe dyshemeve prej druri, mund të shohim pas dekadat e një përvoje të çmuar. Dhe jemi të lumtur që frytet e kësaj përvoje mund ti përcjellim te klientët dhe partnerët tanë, dhe në bashkëpunim me ta, të vazhdojmë të zhvillojmë produkte të cilësisë së lartë, të cilat prej vitesh përdoren në mbarë botën.

Përmes marrëveshjeve shitjeje me partnerë të rëndësishëm në industrinë e parketeve dhe degëve tona jashtë vendit, tashmë jemi të përfaqësuar në 60 vende. Në tregun tonë, në Gjermani, vazhdojmë të jemi të parët. Të gjitha produktet LOBA janë të prodhuara në fabrikën tonë në Ditzingen pranë Shtutgartit.

Si leader të teknologjisë, në mënyrë të veçantë, në produkte miqësore ndaj mjedisit me sistemin me bazë uji, për vite ne kemi qenë sinonim i produkteve të cilësisë së lartë dhe rezistentë, që aplikohen me lehtësi, dhe të orientuar në shërbimin dhe kujdesin ndaj klientit.

Suksesi ynë në ruajtjen dhe zgjerimin e pozitës tonë si leader, është arritur mbi të gjitha, falë përkushtimit të shumë punonjësve tanë. Të gjithë kryejnë pjesën e tyre të detyrës, për të siguruar që klientët tanë nuk duhet të kënaqen me zgjidhje të standardizuara. Kjo është jetike, sidomos kur fjala është për dizajnin individual të sipërfaqeve dhe kujdesin që sipërfaqet e tilla kërkojnë. Mbështetu në përvojën shumëvjeçare të punonjësve tanë. LOBA është partneri juaj ekspert, për të gjitha nevojat tuaja në përpunimin final të sipërfaqeve.

Çfarë mund të prisni nga LOBA:

Besueshmëri maksimale dhe teknologjinë më të fundit për punën tuaj të përditshme. Për rezultate të përsosura, pas të gjithash, ju duhet specialisti. Ju jeni specialist në fushën tuaj, dhe kështu jemi edhe ne: LOBA është kompania e vetme gjermane e specializuar ekskluzivisht në trajtimin e sipërfaqeve të parketeve dhe dyshemeve prej druri. Kjo bën që LOBA të jetë prodhuesi kryesor i sistemeve për përpunimin final të sipërfaqeve të parketeve dhe kujdesin e tyre.

Filozofia e specialistëve tanë: LOBA - on top!

Note on the use of cookies

In order to give you a better service this Website uses cookies. By continuing to browse the site you are agreeing to our use of cookies.

Data protection OK